CILAT JANE STILET E KUZHINES
Kuzhina shpesh quhet "Zemra e shtëpisë", për arsye sepse ne kalojmë shumë kohë aty. Kuzhinat janë një hapësirë shumë “aktive” jo vetem per personin qe gatuan por dhe per pjesetaret e tjere te familjes. Nëse jeni duke bërë një projekt rimodelimi të kuzhinës, mund të jeni ne kerkim se çfarë stili të zgjidhni për kuzhinën tuaj të re. Ka shumë stile të njohura për të zgjedhur, por ajo që duhet zgjidhni varet nga faktorë të tillë si stili personal, hapësira në dispozicion, lloji i shtëpisë që zotëroni, mosha e saj dhe faktorë të tjerë.
Stilet e kuzhines:
Neoklasike
Kapaket neoklasikë të kuzhinës kanë trashëguar thjeshtësinë dhe minimalizmin nga stili modern. Shkëlqimi dhe ngrohtësia e një dizajni klasik mund të shihet edhe në dollapët neoklasikë. Ky stil dizajni tenton drejt punimeve moderne përsa i përket llojit të ngjyrave. Harmonia në dizajnin dhe zgjedhjen e ngjyrave neoklasike të kuzhinës vërehet mirë në këtë projekt. Dorezat e arta të dollapëve shkojnë mirë me ngjyrën e gurit të dyshemesë .